Parlamenti i Norvegjisë (Storting) ka marrë një kërcënim me bombë dhe siguria rreth ndërtesës së legjislaturës së vendit është rritur.

Siç raporton e përditshmja norvegjeze VG, policia tha se oficerët janë në vendngjarje me masa të sigurisë së lartë pasi parlamenti norvegjez Storting mori një kërcënim me bombë.

Gabriel Langfeldt nga departamenti i policisë tha se "nuk ka informacione se ka rrezik për palët e treta" dhe gjithashtu "nuk ka informacione se dikush është lënduar".

Sipas kreut të departamentit të sigurisë së Stortingut, Pal Munck, kërcënimi është marrë përmes mediave sociale.

Policia e mori raportin në lidhje me kërcënimin në orën 9:48 të mëngjesit me kohën lokale./aa