Cilësinë, përkushtimin dhe shumëllojshmërinë e produkteve të Lori Caffe-së për vite me radhë e ka mirëpritur edhe Kosova.
E për tre ditë në Festivalin e Kafesë dhe Çajit, në qendër të Prishtinës, Lori Caffe është ndalesa që duhet bërë për të provuar produktet që kanë traditë 30-vjeçare.
“Pjesëmarrja në këtë festival përkon edhe me 30 vjetorin e Lori Caffe-së. 30 vite pasion, histori, përkushtim dhe punë, për të sjellë mishelat më cilësore dhe shëndetshme të kafes.
Shqiptarët e Kosovës sikurse gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë janë rritur me shijen e Lori Caffe-së. Në më shumë se tre dekada ne jemi prezent në tregun e Kosovës me kafen esspres”, tha menaxheri Armando Dervishi.
Për të gjithë ata që janë duke nxituar për punë, shkollë e aktivitete të tjera, Lori Caffe ofron kafenë më të shijshme e që i përshtatet rutinës së tyre.
“Ne kemi bërë të mundur që së bashku me partnerët tanë gjermanë MusterLand të sjellim shijen e Lori Caffe-së dhe qumështit natyral në formën e kafes së ftoftë, përkatësisht Lori Macchiato dhe Lori Cappuccino”, tha Dervishi.
Tash e tetë vjet, adhuruesit e kafesë dhe çajit kanë mundësinë që të provojnë shije të shumta në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Kjo është një mundësi e mirë për ta zhvilluar tregun, ekonominë e vendit tonë dhe sigurisht për t’i kënaqur qytetarët sepse vendi ka nevojë për festivale të tilla”, tha Saranda Aliu, zëdhënëse e Festivalit të “Kafesë dhe Çajit”.
Çdo vit ky festival mbledhë mijëra adhurues të kafesë./TopChannel