Duket se është përmirësuar situata e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër. Sipas të dhënave të fundit sipërfaqja e tokes së përmbytur është reduktuar duke shkuar në 1020 hektarë.

 

Nga 1020, në Njësinë Administrative Ana e Malit, 1000 hektarë janë të përmbytura, ndërsa në Njësinë Administrative Dajç janë 20 hektarë tokë bujqësore e përmbytur.

 

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60, ka rënie me 40 centimetra me ditën e djeshme (kuota maksimale 7.50 metra).

 

Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 metra, ka rënie me 25 centimetra me ditën e djeshme (kuota maksimale 8.70 metra).

 

Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 centimetra, ka rënie me 55 centimetra, me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në rrugën e Obotit po operojnë 1 mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

 

Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji.