Kryeministri Edi Rama tha se një paqe që është disfatë për Ukrainën, do të jetë një botë që sundohet nga padrejtësia.
Në fjalën e tij, në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Nju-Jork, Rama tha se Shqipëria mbështet një paqe të drejtë, ku nuk minohet Ukraina.
“Rusia është kambanë alarmi për Evropën. Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë agresion të fuqishëm. Një paqe që është disfatë për Ukrainën, do jetë një botë që sundohet nga padrejtësia. Edhe ne duam paqe, duam që të ketë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë. Do mbështesim çdo përpjekje për paqe. Por kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e OKB dhe rezolutat e kësaj asambleje. Një paqe që nuk mund të minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës e ta mbështesë atë për sa kohë është e nevojshme”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama./ata