Gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme ndodhen për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilluan takime në Gjykatën e Rrethit të Utah.

Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në gjykatë, gjyqtarët vëzhguan seancat e dënimit, paraqitjen e parë të të pandehurit në gjykatë, një seancë paraburgim dhe një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Gjyqtarët gjithashtu shkëmbyen ide me kryegjyqtarin Robert J. Shelby, tre magjistratë-gjyqtarë amerikanë dhe nëpunës të gjykatës për çështje kyçe, përfshirë sistemet elektronike të menaxhimit të çështjeve dhe zgjidhjen efikase të tyre.

“Së bashku, gjyqtarët shqiptarë dhe amerikanë po forcojnë bashkëpunimin e tyre dhe po rrisin përsosmërinë gjyqësore”, thuhet në postimin e Ambasadës./ata