Inter Miami nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi kundër Charlotte, me ndeshjen që vlente për raundin e 31 në Konferencën Lindore të MLS në SHBA. Te vendasit protagonist Lionel Messi që shënon golin e 841 në karrierë.

Dueli në Miami u zhbllokua nga Suiderski në minutën e 57-të, ndërsa Lionel Messi pas dhjetë minutash vendosi ekuilibrat dhe u dha një pikë të tijve. Goditja fantastike nga jashtë zone përfundoi në rrjetë.

Një gol special për argjentinasin, pasi ishte i 28-ti i tij me fanellën e Inter Miami dhe i 15-i këtë sezon. Kampioni i botës është vetëm një realizim larg nga Gonzalo Higuain për numrin e golave të shënuar, teksa vetëm 3 gola nga Leonardo Campana që ka festuar 31 herë me skuadrën nga Florida. Barazimi i tretë radhazi për Inter Miami, që gjithsesi mbetet në krye të renditjes së MLS për të garantuar biletën në 1/8-at e fazës play-off.

Messi ndjek 'këmba-këmbës' Cristiano Ronaldon, që ka shënuar 903 gola në karrierë./Shqiptarja