Gjersa vera afrohet, mediat anë e kënd botës, kanë nisur krijimin e toplistave për festivalet që nuk duhet humbur. “T.H.E Music Essentials” është një prej tyre. Në top 5 ka vendosur edhe “Sunny Hill Festival”.
“Nëse jeni adhurues i muzikës dhe dëshironi që të ndiqni një festival gjatë kësaj verë, atëherë keni ardhur në vendin e duhur. Ne postimin e sotem do t’ju prezentojme festivalet me te mira qe do te mbahen gjate veres që me shumë vendosmëri ua sugjerojmë për t’i përcjellë, varësisht cilin zhanër pëlqeni”, shkruan gazetari Akshay Bhanawat per “T.H.E Music Essentials” dhe iu premton lexuesve se nuk do të zhgënjehen nga lista e tyre.
Në mesin e pesë festivaleve më të mëdha evropiane radhitet edhe festivali Sunny Hill Festival i cili nga autori cilësoht si “padyshim festivali më i mirë në Evropen Juglindore”.
Eventi më prestigjioz që mbahet në Kosovë, Sunny Hill Festival eshte gjithashtu padyshim festivali më i rëndesishem i Evropës Juglindore për shkak të performuesve të jashtëzakonshëm që performojnë çdo vit.
Për vitin 2023 çmimet dhe performuesit ende nuk janë shpallur, pa marrë parasysh, ky event konsiderohet si i domosdoshem (Must See) për dashamirët e muzikës dhe kulturës.
Në edicionet e kaluara kanë performuar artistë si: Dua Lipa, Miley Cyrus, J Balvin, Calvin Harris, Martin Garrix, Afrojack, Hardwell, dhe shumë artistë të tjerë shumë të njohur ndërkombëtarë si dhe artistë shumë të njohur lokalë.
Lista e pesë festivaleve të preferuara është:
Primavera Sound (May 29th – June 4th) – Barcelonë, Spanjë
Glastonbury (June 21st – June 25th) – Shepton Mallet, Somerset, Mbretëri e Bashkuar
Womad (July 27th – July 30th) – Malmesbury – Mbretëri e Bashkuar
Sunny Hill Festival (beginning of August) – Prishtinë, Kosovë
Rock and Seine (August 23rd – August 27th) – Paris, Francë.