Numri i të vdekurve në shtetet juglindore të SHBA-së ka shkuar në mbi 90 si pasojë e uraganit "Helene" javën e kaluar, i cili goditi brigjet e Floridës.

Autoritetet njoftuan se numri i viktimave në shtetet: Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Georgia, Florida dhe Virxhinia, ku erërat e forta dhe shirat e sjellë nga uragani ishin efektive, ka kaluar në mbi 90.

Sipas CNN, autoritetet deklaruan se 600 persona llogariten të zhdukur vetëm në rajonin Buncombe të Karolinës së Veriut ndërsa 36 persona humbën jetën në të gjithë shtetin.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të vizitojë zonat e prekura nga uragani brenda javës.

 

- Uragani "Helene"

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së njoftoi se uragani "Helene" goditi bregun veriperëndimor të Floridës me një shpejtësi prej rreth 225 kilometrash. Uragani preku shpejt shtetet: Georgia, Karolina e Jugut, Karolina e Veriut dhe Tennessee.

Ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 1.2 milionë shtëpi dhe vende pune në Florida, 1 milion në Georgia, 1.3 milion në Karolinën e Jugut dhe 600 mijë shtëpi dhe vende pune në Karolinën e Veriut.

Presidenti Biden shpalli "gjendje fatkeqësie" në Florida dhe Karolina e Veriut dhe urdhëroi "ndihmë federale" për të prekurit nga uragani./aa