Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Greqi nga policia pas një aksioni anti-grogë.

 

Media e huaj ‘Protothema’ bën me dije se policia ka arritur të sekuestrojë 100 kg kokainë e cila ishte trafikuar përmes  një konteineri të nisur nga vendet e Amerikës Latine dhe mbërriti në Portin e Selanikut.

 

Mësohet se operacioni është zhvilluar në Diavatë, aty ku policia bllokoi dy makina dhe ka arrestuar shtatë personat të cilët trafikonin sasinë e madhe të kokainës.

 

Të arrestuarit bëhet me dije se kishin marrë 2 makina me qira për të shkuar dhe për të marrë ngarkesën e drogës nga konteineri i mbërritur nga vendet e Amerikës Latine. Në banesë atyre u është gjetur dhe 70 mijë Euro cash.

 

Pas sekuestrimit të kësaj sasie të madhe droge, policia greke ka nisur hetimet lidhur me ‘rrjetin’ e trafikantëve të drogës.