Ushtria izraelite kreu sulm ndaj pikës kufitare "Jdeidat Yabous" në jug të Damaskut, mes Sirisë dhe Libanit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se avionë luftarakë izraelitë shënjestruan pikën kufitare "Jdeidat Yabous" mes Sirisë dhe Libanit.

Ndërkohë mësohet se në sulm ka të vdekur dhe të plagosur ndërsa në vendngjarje janë dërguar ambulanca.

Pika kufitare që u shënjestrua, lidh verilindjen e Libanit me kryeqytetin e Sirisë, Damaskun./aa