Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe diskutuan për rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaz.
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden në bisedën me Emirin e Katarit, Al Thani diskutoi për çështjen e lirimit të pengjeve në Gaza, përfshirë edhe shtetasit amerikanë.
Dy liderët diskutuan për vazhdimin e rrjedhës së ndihmave jetike humanitare për Gazën si dhe përpjekjet për rritjen e tyre.​/aa