Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës (DRSHTRR) ka përfunduar investimi për instalimin e sistemit fotovoltaik, që mbulon 40% të nevojës vjetore për energji elektrike për këtë drejtori.
Kjo është një nismë e iniciuar nga qeveria, që synon uljen e kostove dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit.
DPSHTRR, ndau në rrjete sociale pamje nga projekti i sistemit fotovoltaik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës që tashmë ka edhe një godinë të re të ndërtuar sipas standardeve të eficiencës së energjisë.
Përfitimet që ky sistem do të ketë në biosistemin në të cilin ai do të veprojë do të jenë shumëdisiplinore, duke dhënë impakt kryesor në luftën kundër ndryshimeve klimaterike të viteve të fundit të shkaktuara kryesisht nga emetimi i gazeve të dëmshme në mjedis ku nuk ngelet pa përmendur këtu edhe përfitimet financiare, ku energjia e rinovueshme është shumë e lirë se energjitë e tjera alternative.
Ky projekt pritet të shtrihet edhe në drejtoritë e tjera rajonale./ata