Avionët luftarakë izraelitë nisën bombardimin e zonës Dahiye të kryeqytetit libanez Bejrut menjëherë pas thirrjes për të evakuuar disa lokacione në këtë zonë.
Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Anadolus në rajon, sulmet ajrore filluan menjëherë pas thirrjeve për evakuim nga ana e zëdhënësit të ushtrisë izraelite Avichay Adraee në X.
Sulmet ajrore nga avionët luftarakë izraelitë shënjestruan disa lagje në Dahiye, e cila konsiderohet si bastioni i Hezbollahut, në jug të Bejrutit.
Nuk ka ende informacione për të vdekur apo dëme materiale./aa