Lëvizja Hezbollah njoftoi se ka kryer sulm kundër objektivave ushtarake të Izraelit në kufirin nga jugu i Libanit.

Hezbollahu dha një deklaratë për sulmet kundër Izraelit.

Në deklaratë thuhet se janë goditur me raketë pozicionet ushtarake Ramsa dhe Al-Smaki në kodrat Kafr Shubaa, të cilat i përkasin Libanit, por janë nën pushtimin izraelit.

Gjithashtu thuhet se me raketa janë sulmuar rajoni Hale Varde dhe vendbanimi Metula, të cilat janë pikat e grumbullimit të ushtarëve izraelitë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, ushtria izraelite ka vënë në shënjestër me zjarr artilerie zonën midis vendbanimeve Deir Mimas dhe Kfarkilla.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN u tha se janë lëshuar 2 raketa nga Libani drejt vendbanimit Avivim dhe se nuk ka pasur viktima, por ka rënë zjarr në disa zona.

Thuhet se 5 raketa të drejtuara u lëshuan në vendbanimin Metula dhe se raketat ranë në zona boshe./aa