Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë-Milot. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur. Po ashtu, mësohet se është plagosur një grua e cila ishte pasagjere.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërkaq, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti