Ish gardisti, Martin Nikolla, pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka dëshmuar në polici pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në Hamallaj.

 

Sipas Report tv, përpara oficerëve të policisë, Nikolla ka thënë se ka qenë babai i djëmve të familjes Kaçi ai që i ka ofenduar.

 

Më tej ai thekson se ka qëlluar në ajër me armë për të ndaluar sherrin që po agravonte.

 

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mës pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur.”

 

“Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta.”- tha ai.