Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas kanë ushtruar kontroll në bagazhet e shtetasit kinez L. X, ku si rezultat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. X., 44 vjeç, banues në Kinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.