Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se gjatë takimit me ambasadorin Reinout Vos ka diskutuar mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.
Balla shprehu, vlerësim për mbështetjen e Holandës në proceset demokratike dhe reformat e rëndësishme.
“U takova sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos me të cilin biseduam mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve tona dhe mbështetjen në proceset integruese të Shqipërisë. Vlerësojmë mbështetjen e Holandës në proceset demokratike dhe reformat e rëndësishme”, shkroi Balla./ata