Një delegacion shqiptar i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave zhvilloi një vizitë studimore në portin e Gioia Tauro, në Itali.
Vizita studimore u fokusua në paraqitjen e funksionimit dhe organizimit të Portit të Gioia Tauro, inspektime fizike në terren për mallrat që kalojnë tranzit në porte të ndryshme, si dhe në njohjen me kuadrin ligjor dhe procedurat për të luftuar trafikun e paligjshëm dhe narkotikët.
Shqipëria dhe Italia firmosën në prill të këtij viti një memorandum që parashikon intensifikimin e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Shqiptare, Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe Guardia di Finanza, ashtu sikurse dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian./ata