Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Balkan”.
Alpinistët ishin të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj dhe treguan aftësitë dhe talentin e tyre në climb wall-in e këtij parku.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky aktivitet rajonal sportiv, ndërsa vlerësoi se përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e çlodhje në këtë park modern rekreativ.
“Alpinistët të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb wall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim, ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e çlodhje”, u shpreh Rama.
Ekoparku i madh i Durrësit ka një fushë futbolli, tri fusha basketbolli, dy fusha tenisi, një climb wall dhe fusha të tjera minisportesh./ata