Për herë të parë në histori, një trupë e plotë arbitrash shqiptarë (kryesor, asistentë, arbitër i katërt, VAR dhe AVAR) do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet europiane.
Lajmi bëhet me dije sot nga Federata Shqiptare e Furbollit në faqen zyrtare.
Gjyqtarët Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në takimin “Heidenheim” – “Olimpija” e vlefshme për UEFA Conference League.
Ndeshja do të luhet ditën e enjte, më 3 tetor, në Gjermani, në stadiumin “FCH Arena Heidenheim”, në orën 18:45.
Gjykimi në nivele të tilla është dëshmi e rritjes së arbitrimit shqiptar edhe në futbollin europian./ata