Pas publikimit në media të pamjeve ku tranjeri i Korça Volley, Romeo Xega, goditi me shuplakë dy volejbolliste në pushimin e ndeshjes me Dinamon, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit ka vendosur t’i heqë licencën Xegës.

 

Në vendim thuhet se Xega ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës.

 

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit jo vetëm i ka hequr licencën por dhe e ka përjashtuar përgjithmonë Romeo Xegën për të ushtruar, drejtuar dhe trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të FSHV-së.