Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarakë nga vendet mike në Konferencën vjetore  “FSK dhe Partnerët 2024”, raporton Ekonomia Online.

Christian Nawrat, drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-së tha se Aleanca mbetet e përkushtuar që ta luajë rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës.

Ai garantoi se NATO ta na ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, duke u shndërruar në një forcë shumë etnike.

“NATO mbetet e përkushtuar për ta luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumëkombësh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK. Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për t’iu ofruar mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”, tha Nawrat.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka përgëzuar FSK-në për profesionalizimin. Madje tha se kjo forcë ka shmangur të gjitha provokimet dhe retorika që kanë mund të qojnë në eskalime të situatës pas sulmit në Banjskë./BalkanWeb