SHBA-ja ka kritikuar vendimin e Izraelit për shpalljen “person të padëshiruar” sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres dhe ndalesën e hyrjes së tij në Izrael, duke theksuar se ky hap nuk është “produktiv”.
"Ne nuk mendojmë se ky hap është produktiv në asnjë mënyrë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me vendimin e Izraelit.
Miller tha se Izraeli duhet të jetë në gjendje të angazhohet me OKB-në dhe se hapa si ky nuk e përmirësojnë pozitën e Izraelit në botë.
Më herët, Izraeli njoftoi se ka shpallur shefin e OKB-së "person të padëshiruar", pasi ai kërkoi një de-përshkallëzimi urgjent në Lindjen e Mesme.
Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz, duke synuar të justifikojë masën, tha se Guterres nuk e "dënoi pa mëdyshje" Iranin për sulmin e tij raketor të djeshëm ndaj Izraelit.
Pas sulmeve, Guterres tha: "Unë dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi". Ai gjithashtu kërkoi një armëpushim të menjëhershëm./aa