Presidenti amerikan, Joe Biden, në një letër dërguar Kongresit thekson se do t‘i dërgojë Kongresit njoftimin zyrtar lidhur me shitjen e avionëve luftarakë F-16 ndaj Türkiye-s menjëherë sapo të përfundojë procesi në Türkiye për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Një zyrtar amerikan i cili kërkoi të mbetet anonim, në një deklaratë për Anadolu vlerësoi situatën aktuale lidhur me shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiyes.
Në deklaratën e tij zyrtari tha se "Presidenti Biden i dërgoi një letër kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të Punëve të Jashtme të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në të cilën mirëpret miratimin e protokolleve nga parlamenti turk për pranimin e Suedisë në NATO dhe e cila shpreh qëllimin e administratës së tij për të shpallur njoftimin zyrtar para Kongresit në çështjen e shitjes të F-16 ndaj Türkiyes menjëherë sapo të përfundojë ky proces (në Türkiye)".
Gjithashtu zyrtari amerikan bëri edhe vlerësimin se "Presidenti, inkurajoi Kongresin që të avancojë procesin pa vonesë për shitjen e F-16".
Administrata e Washingtonit, pas miratimit të protokolleve në parlamentin turk për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pritet që së shpejti të bëjë njoftimin zyrtar në Kongres lidhur me shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiyes./aa