mbasadori i Rusisë në Tel Aviv, Anatoly Viktorov paralajmëroi qytetarët rusë që të largohen nga Izraeli.
Në deklaratën për agjencinë e lajmeve TASS, Viktorov tha se situata në rajon është rënduar dhe përsëriti rekomandimet që të mos udhëtohet drejt Izraelit. Ai theksoi se disa kompani ajrore vazhdojnë fluturimet e rregullta dhe qytetarëve rusë u rekomandoi të përdorin këtë mundësi.
"Aktualisht u rekomandojmë qytetarëve tanë që ndodhen në Izrael që të mendojnë largimin e tyre nga rajoni", deklaroi Viktorov.
- Sulmet raketore të Iranit ndaj Izraelit
Ushtria e Gardës Revolucionare iraniane njoftoi se më 1 tetor se është kryer sulm me raketa ndaj Izraelit i cili vendos në objektiv "sigurinë kombëtare" të Iranit.
U tha se sulmi është kryer në përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe gjeneralit iranian Abbas Nilforoshan.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se rreth 200 raketa u lëshuan në Izrael dhe se u përdorën për herë të parë edhe raketat hipersonike "Fattah-1".
Pas lëshimit të raketave, sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin, veçanërisht në Tel Aviv.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë me video që publikoi tha se Irani me sulmin e tij me raketa "ka bërë një gabim të madh dhe se do ta paguajë çmimin e kësaj"./aa