Në tremujorin e dytë të këtij viti që nga viti 2020 për herë të parë janë ulur shitjet e zinxhirit të restoranteve të shërbimit të shpejtë në SHBA McDonald's.

McDonald's njoftoi bilancin e saj për tremujorin e dytë të vitit 2024. Shitjet e krahasueshme globale të McDonald's u ulën me 1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas një deklarate nga kompania.

Sipas kësaj, shitjet e kompanisë u ulën për herë të parë që nga tremujori i fundit i 2020.

Gjatë periudhës në fjalë, shitjet e zinxhirit të restoranteve në SHBA ranë 0.7 për qind, shitjet e segmentit "Tregjet e operuara ndërkombëtare" ranë 1.1 për qind dhe shitjet e segmentit "Tregjet e zhvilluara ndërkombëtare të licencuara", të cilat përfshijnë restorante që licencojnë të drejtat e ekskluzivitetit për partnerët strategjikë, ranë 1.3 për qind.

"Ndikimi i vazhdueshëm i luftës në Lindjen e Mesme dhe shitjet negative të krahasueshme në Kinë u kompensuan nga shitjet pozitive të krahasueshme në Amerikën Latine dhe Japoni", thuhet në deklaratën e bilancit.

 

- Kompania u ndikua negativisht nga bojkoti ndaj kompanive ndërkombëtare që mbështesin Izraelin

Rezultatet financiare të McDonald's, i cili u bë cak i bojkoteve për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza, u ndikuan negativisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Përderisa të ardhurat e zinxhirit të restoranteve ishin nën pritjet e tregut në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pasi konfliktet në Lindjen e Mesme ndikuan në shitjet e kompanisë, shitjet e saj në grupin e tregut që përfshin restorantet e saj në Lindjen e Mesme u ulën në tremujorin e parë të këtij viti./aa