Raportohet se 10 persona janë plagosur si pasojë e sulmit të ushtrisë ruse në Kharkiv të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se Rusia goditi një ndërtesë apartamentesh në Kharkiv me një bombë të drejtuar.
"Për të ndaluar sulme të tilla nga Rusia, Ukraina duhet të marrë ndihmën e nevojshme dhe më e rëndësishmja ndihmën e mjaftueshme nga bota dhe partnerët e saj. Çdo lider e di saktësisht se çfarë duhet bërë. Gjëja e rëndësishme është të ketë vendosmëri", tha Zelenskyy.
Kryetari i Bashkisë së Kharkivit, Igor Terehov gjithashtu njoftoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se 10 persona u plagosën në sulm dhe një nga të plagosurit ishte një fëmijë 13-vjeçar.
Shefi i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, Sergiy Popko tha se mbrëmë Rusia ka tentuar të sulmojë Kievin duke përdorur mjete ajrore pa pilot (UAV) të modelit "Shahed".
Ai shtoi se alarmi për sulm ajror zgjati më shumë se 5 orë dhe rreth 15 dronë u rrëzuan rreth Kievit.
Në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se Rusia ka nisur sulm në territorin ukrainas duke përdorur 105 dronë "Shahed" ndërsa 78 dronë janë rrëzuar dhe të tjerët janë zhdukur si pasojë e ndërhyrjes së sistemeve të luftës elektronike./aa