Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se do të emërojë ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe në postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 5 nëntor dhe do të marrë detyrën më 20 janar 2025, ka njoftuar sot për publikun një tjetër emër të rëndësishëm në kabinetin e tij.
Sipas deklaratës me shkrim të ekipit të Trumpit, Trump deklaroi se ish-kongresisti Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i Inteligjencës Kombëtare në periudhën 2020-2021, do të emërohet drejtor i CIA-s në kabinetin e tij të ri.
Ai njihet si një emër shumë i afërt me Trumpin, i cili shërbeu si drejtor i Inteligjencës Kombëtare, struktura ombrellë e agjencive të inteligjencës në vend, në vitin e fundit të mandatit të parë të Trumpit si president.
Ratcliffe, i cili mund të marrë detyrën pas miratimit nga Senati, njihet për pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë, si emrat e tjerë që Trump ka nominuar për kabinetin e tij deri tani, si një emër që vjen në Kongres nga Teksasi.
Ai ka ushtruar detyrën e zëvendësprokurorit në zonën lindore të Teksasit midis 2007 dhe 2008 ndërsa më vonë ishte kryebashkiak i qytetit Heath në të njëjtin shtet deri në vitin 2012.
Ratcliffe, i cili hyri në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në vitin 2015, vazhdoi këtë detyrë derisa u emërua drejtor i Inteligjencës Kombëtare në vitin 2020./aa