Zëvendëskryetari i Unionit Botëror të Asirianëve, Süleyman Akgüç, tha se nuk kanë parë ndonjë qeveri që ka zgjidhur më së shumti problemet e pakicave sesa AK Partia.
Nënkryetari i AK Partisë për Marrëdhëniet me Jashtë, Zafer Sırakaya, ambasadori turk në Stockholm, Yönet Can Tezel, kreu i Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID) për Suedinë, Özer Eken, zëvendës Mitropoliti i Kishës asiriane të Shën Aframit në Suedi, Yusuf Ataç, zëvendëskryetari i Unionit Botëror të Asirianëve, Süleyman Akgüç u takuan në kishën e Shën Aframit në qytetin suedez të Södertaljes.
Në fjalimin e tij këtu, Akgüç tha se qeveria e AK Partisë ka qenë e interesuar nga afër për të gjitha problemet e asirianëve në 20 vitet e fundit.
"Sa qeveri kam parë, në mënyrë më të sinqertë po tregoj se, nuk pashë, nuk ka ardhur një qeveri që zgjidh problemet e pakicave sa kjo qeveri (AK Parti). Kisha e parë asiriane në historinë e Republikës, e cila u hap nga Presidenti ynë (Recep Tayyip) Erdoğan gati një vit më parë, është një ngjarje e madhe për ne", tha Akgüç.
Duke theksuar se qeveria turke në vitet e fundit ka bërë punime pozitive për asirianët, Ataç tha: "Falënderoj shtetin e Republikës së Türkiyes. Sepse presidenti ynë Erdoğan dhe të gjithë institucionet e shtetit janë duke i mbështetur asirianët. Kanë mbrojtur kishat dhe vakëfet. Ju faleminderit shumë të gjithëve që jeni pas nesh".
Zafer Sırakaya nga ana tjetër tha se ka sjellë përshëndetjet e presidentit Erdoğan.
"Ne jemi bashkuar me segmente të ndryshme të shoqërisë turke në Suedi. Tani erdhëm bashkë me vëllezërit e mi asirianë. Ne interesohemi me të gjitha llojet e problemeve të asirianëve. Dëshiroj t'ju pres së shpejti në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes dhe planifikoj t'ju mundësoj një takim me Kryetarin e Parlamentit. Kur të shkoj në Türkiye, do t'i përcjell urimet dhe përshëndetjet tuaja Presidentit tonë Erdoğan", tha ai.
Më pas, delegacioni i kryesuar nga Sırakaya e vizitoi kishën asiriane Södertalje St. Jacob.
Johannen Lahdo, mitropoliti i kishës, në fjalën e tij falënderoi presidentin Erdoğan, duke treguar se problemet e asirianëve në Türkiye janë zgjidhur vitet e fundit./aa