Katër ushtarë irakianë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm të terroristëve të DEASH-it në provincën Kirkuk në veri të Irakut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Muqdad Miri, tha se në orët e paradites së sotme një njësi e inteligjencës u zu në pritë në Luginën Zgaytun gjatë një misioni të zbulimit dhe kërkimit brenda zonës së Komandës Operative të Kirkukit.

“Prita rezultoi në vdekjen e katër ushtarëve dhe plagosjen e tre të tjerëve”, tha Miri.

Ai gjithashtu theksoi se u dërguan përforcimi dhe “grupi terrorist është rrethuar”. Ai shtoi se është formuar një komision hetimor për të hetuar incidentin.

Në vitin 2014, DEASH-i mori kontrollin e provincave Mosul, Salah al-Din dhe Al Anbar, si dhe disa pjesë të provincave Diyala dhe Kirkuk. Këto zona u rimorën në vitet në vijim.

Ish-kryeministri irakian, Haider al-Abadi, shpalli fitoren ndaj grupit terrorist DEASH më 9 dhjetor të vitit 2017.

Edhe pse kanë kaluar shtatë vite që kur DEASH-i u dëbua nga Iraku, grupi vazhdon të kryejë sulme në zona rurale të disa provincave./aa