Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se ai nuk mbështet asjnë sulm nga Izsraeli ndaj pozitave bërthmore të Iranit, një ditë pasi Irani nisi një seri sulmesh ndaj Tel Avivit.
I pyetur nëse ai e mbështet një sulm izraelit në qendrën bërthamore iraniane, Biden tha se “përgjigja është jo”.
Para se të nisej për një vizitë në Karolinën e Veriut, presidenti amerikan tha se Izraeli ka të drejtë t’i përgjigjet sulmeve të djeshme nga Irani dhe duhet të veprojë në mënyrë proporcionale.
Biden tha se realizoi një telefonatë me liderët e G7-tës dhe se grupi po punon për një deklaratë në përgjigje të sulmeve.
Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Biden dhe liderët e G7-tës “dënuan pa mëdyshje” sulmet iraniane.
“Presidenti Biden shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së për Izraelin dhe popullin e tij, si dhe ripohoi angazhimin e hekurt të SHBA-së për sigurinë e Izraelit”, tha Shtëpia e Bardhë.
Dje, Irani hodhi rreth 180 raketa drejt Izraelit, për të cilat tha se ishte në hakmarrje për vrasjet e fundit të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe të një komandanti të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC).
Më vonë, Izraeli u zotua se do t'i përgjigjet sulmit në një kohë të përcaktuar prej tij, duke e quajtur veprimin e Iranit një "përshkallëzim të rëndë dhe të rrezikshëm"./aa