Në rrethin Derik të provincës lindore turke Mardin kultivuesit kanë filluar të vjelin ullinjtë e tyre.
Prodhuesit po mbledhin ullinjtë nga kopshtet që janë bërë një burim i rëndësishëm jetese.
Ullinjtë janë simbol rrethit Derik dhe rriten në më shumë se dhjetë lloje, si: halhali, zonciki, güleki, belloti dhe melkabaz.
Türkiye është në mesin e prodhuesve më të mëdhenj të ullirit në botë, krahas Spanjës, Italisë, Greqisë, Marokut dhe Tunizisë./aa