Bashkia e Tiranës vijon asfaltimin e rrugëve, por edhe të gjitha rrugicave ku janë hasur problematika nga qytetarët.
Së fundmi, bashkia e Tiranës ka përfunduar punën për asfaltimin e rrugës “Njazi Meka” në kryeqytet.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se ky investim transformon jetën e çdo banori në njësinë 4.
“Asfaltuam rrugën “Njazi Meka”, Njësia 4– një investim që transformon jetën e çdo banori të kësaj zone”, shkruan Veliaj./ata