Ndërkohë që pati shpërthime të njëpasnjëshme në jug të kryeqytetit të Libanit, Bejrut, ku vazhdojnë sulmet ajrore izraelite, pretendohet se objektivi i sulmit ishte kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, Hashim Safiyuddin.

Derisa Izraeli po intensifikonte sulmet në jug të Bejrutit, ndodhi një nga shpërthimet më të dhunshme që nga 23 shtatori. Shpërthimet e njëpasnjëshme shkaktuan lëkundje në ndërtesa.

Në lajmet e platformës amerikane të lajmeve "Axios", bazuar në tre zyrtarë izraelitë, pretendohet se objektivi i sulmit ishte Hashim Safiyuddin, pasardhësi i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hasan Nasrallah.

Nuk dihen pasojat e sulmit ndërsa mediat libaneze raportuan se ky sulm i Izraelit ishte më i madh se sulmi në të cilin humbi jetën Hasan Nasrallah.

Ende nuk ka asnjë deklaratë nga Izraeli lidhur me këtë çështje./aa