Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk beson se do të shpërthejë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.
Presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Libanit.
I pyetur nëse vallë një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme mund të parandalohet, Biden tha: "Nuk besoj se do të ketë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Mendoj se mund të shmangim këtë".
Kur u pyet nëse forcat amerikane do të dërgohen për të ndihmuar Izraelin, Biden tha se SHBA-ja tashmë po e ndihmon Izraelin, duke shtuar se "Ne do ta mbrojmë Izraelin".
Deklaratat e Bidenit erdhën pasi Irani më 1 tetor lëshoi raketa balistike kundër Izraelit./aa