Një breshëri raketash u hodh sot nga Libani në drejtim të vendbanimeve në veri të Izraelit, raportojnë mediat lokale.

Kanali 12 izraelit raportoi se dhjetë raketa u hodhën nga Libani drejt vendbanimit Kiryat Shmona në veri të Izraelit.

Ai shtoi se rreth 20 raketa u lëshuan nga Libani duke shënjestruar vendbanimet kufitare izraelite.

Sirenat kanë rënë në gjithë veriun e Izraelit, sipas të përditshmes "Yedioth Ahronoth".

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza, të cilat kanë vrarë rreth 41.800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas tetorin e kaluar.

Sipas autoriteteve libaneze, nga sulmet izraelite në Liban, të paktën 1.947 njerëz janë vrarë, afro 9.400 janë plagosur dhe 1.2 milion të tjerë janë zhvendosur.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund të përshkallëzojnë konfliktin e Gazës në një luftë më të gjerë rajonale./aa