Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se në rast se Koreja e Jugut përpiqet të përdorë forca të armatosura që cenojnë sovranitetin e vendit të tij, "do të përdorin të gjitha fuqitë e tyre sulmuese, përfshirë armët bërthamore, pa hezitim".

Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), Kim më 2 tetor vizitoi një njësi të lidhur me forcat e operacioneve speciale.

Në fjalimin e tij gjatë vizitës, Kim tha se në rast se Koreja e Jugut përpiqet të përdorë forca të armatosura që cenojnë sovranitetin e vendit të tij, "do të përdorin të gjitha fuqitë e tyre sulmuese, përfshirë armët bërthamore, pa hezitim".

Ai pohoi se Jugu do të "zhduket" nëse ai përdor forcat e armatosura kundër vendit të tij./aa