Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku 40- vjeçari Florant Palla është gjetur pa shenja jete, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Sipas policisë dyshohet se viktima është përplasur nga një mjet i panjohur, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

"Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe   drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Florant Palla", njoftoi policia. 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrolle edhe në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij./Shqiptarja