Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se, PD është e betuar për çdo sacrificë.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën tek ‘Rruga e Shpresës’ bëri thirrje për rëndësinë e votës së lirë dhe e quajti atë themel të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Ai theksoi se pa votë të lirë, kombi humbet sovranitetin dhe qytetarët janë nën shtypje
Berisha nënvizoi se, Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për rikthimin e votës së lirë dhe është e gatshme për çdo sakrificë në këtë betejë.
Berisha e cilësoi betejën për votën e lirë si një “betejë për jetën ose vdekjen,” duke theksuar se Partia Demokratike nuk do të dorëzohet derisa vota e lirë të rikthehet.
Sipas Berishës, kjo është një çështje e shenjtë dhe mision kombëtar.
“7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë”, tha ai.
“Pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë”, u shpreh Berisha.
“Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rinjtë, për fëmijët tanë. Pa votën e lirë, liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur”, theksoi më tej Berisha./ata