Të paktën nëntë persona u vranë në një seri bombardimesh izraelite këtë mëngjes në periferitë jugore të Bejrutit, Luginën Bekaa në Libanin lindor dhe në qytete në jug të vendit.
Siç raporton agjencia libaneze e lajmeve, ushtria izraelite ka kryer të paktën 12 sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit.
Agjencia libaneze raportoi se një person u vra në një sulm izraelit në një shtëpi në lagjen Saadnayel.
Një grua humbi jetën nga plagët e marra në një sulm ajror në qytetin Ain në pjesën veriore të Luginës Bekaa. Po ashtu drejtori i shkollës Al-Abrar u vra në një sulm ajror në shtëpinë e tij në qytetin Al-Rafid në Luginën Rachaiya.
Dy burra u vranë në një sulm ajror izraelit në një makinë në rrethin Marj Harouf të provincës Nabatia në Libanin jugor.
Mbrojtja Civile e Libanit tha se katër trupa dhe një person i plagosur u nxorën nga rrënojat pas një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në qytetin Joya në rrethin Tyre të Libanit jugor.
Një korrespondent i Anadolu-t raportoi se forcat izraelite nisën një valë të re sulmesh ajrore intensive këtë mëngjes në zonat në Burj el-Barajneh në jug të Bejrutit.
Ende nuk ka detaje për viktima apo dëme të shkaktuara nga bombardimet intensive izraelite të zonës./aa