Për herë të parë në Korçë po mbahet Nasa SpaceApps Challenge, ku 60 të rinj shqiptarë po provojnë veten, si pjesë e një projekti botëror me pjesmarrjen e 70 mijë të rinjve, mbi njohuritë për agjensinë hapësinore. Drejtuesja e projektit Hatixhe Bilibashi tregon me detaje se kush janë sfidat e të rinjve në këtë projekt.

“Iu vë në dispozicion të dhëna dhe librari që NASA i ka në hapësirat e veta. Këta të rinj kanë akses për ti përdorur dhe tu japin zgjidhje sfidave. Këto sfida kanë lidhje me planetë të ndryshëm, me hënën, me hapësirën e tokës, me identifikimin e zjarrëve, ruajtjen dhe eficensën e energjisë dhe kërkohet zgjidhje nga këta të rinj”, thotë Hatixhe Bilibashi.

Ky projekt vjen për herë të 10 në Shqipëri, ndërsa në një olimpiadë të mbajtur në Arabinë Saudite 17-vjeçari shqiptar Blendi Avdolli arriti të fitonte medaljen e artë. 

"Këtë vit fitova medaljen e artë në Arabinë Sauditë për Olimpiadën e parë të Inteligjencës artificiale, që ishte një olimpiadë botërore me 90 konkurentë që përsfshinin Amerikën, Kinën, Holandën. Ne duhet të krijonim një inteligjencë artificiale, e cila parashikonte zjarret në Afrikë. Kishim një data-set të dhënash nga 2001 në 2017 dhe duhet të bënim parashikimet e zjarreve. Përgatitja ime ka nisur që në moshën 10-vjeçare për këtë olimpiadë”, thekson Blendi Avdolli.

Këtë herë në Korçë NASA kërkon që të rinjtë e përfshirë ti japin zgjidhje 20 sfidave të përzgjedhura./Shqiptarja