Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gashtë, Bashkia Sarandë.

Një 42-vjeçar ka goditur me shishe qelqi një 65-vjeçar, ku si pasojë ka humbur jetën ky i fundit.

Një 42-vjeçar ka goditur me shishe qelqi një 65-vjeçar, ku si pasojë ka humbur jetën ky i fundit.

Sarandë / Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./BalkanWeb