Gjirokastra po mirëpret për herë të parë edicionin e 8-të të Kampionatit Europian të Parashutizmit.

Ky aktivitet sportiv, që nisi dje, përgjatë 8 ditëve do të sjellë në qytetin e gurtë 100 pilotë nga vende të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ceremonia e hapjes së kampionatit në kalanë e Gjirokastrës.

Rama tha se në Gjirokastrën e Rilindur kanë zbarkuar për të garuar 8 ditë me radhë në Kampionatin Europian të Parashutizmit finalistët nga 25 vende.

Kampionati Europian i Parashutizmit vjen si një bashkëpunim i Federatës Europiane të Aeronautikës dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës. Ky aktivitet zhvillohet në aerodromin e Gjirokastrës, i cili është kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv./ata