I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin ka theksuar se do të donte ta organizonte në javët në vijim.
Lajçak ka shkruar në Facebook se ka vizituar Malin e Zi, ku ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit To Be Secure, si dhe ka takuar lidershipin politik për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në vend.
“Theksova se Mali i Zi është i pozicionuar mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetvetiu dhe vendi duhet të fokusohet plotësisht në mbylljen e kapitujve dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. /KosovaPress/