Kompania lider në botë për vlerësimin e brendeve ‘Brand Finance’ në hulumtinin e saj ‘City Index 2024’ renditi 100 brend qytetet e këtij viti në botë, ndër të cilat edhe një herë ishin qytetet turke Istanbul, Antalya dhe Izmir.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga korrespondenti i Anadolu-t, 15 mijë persona nga 20 vende (Türkiye, SHBA, Gjermania, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazili, Kina, Indonezia, Franca, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, India, Anglia, Spanja, Italia, Japonia, Kanadaja, Meksika, Nigeria dhe Arabia Saudite) morën pjesë në hulumtimin sipas të cilit u përcaktua renditja e 100 qyteteve botërore.

Në hulumtim, qytetet janë analizuar sipas shtatë temave kryesore dhe 45 nëntemave, duke përfshirë njohjen e qyteteve, prestigjin dhe preferencën e tyre, jetën e biznesit, atraktivitetin e investimeve, kulturën dhe trashëgiminë, shkencën dhe arsimin, qeverisjen, përfitimet nga jetesa, vlerat, si dhe qëndrueshmëria.

Londra renditet në vendin e parë

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit tre qytetet e para në listë janë Londra, New Yorku dhe Parisi. Tokio renditet i katërti, Dubai i pesti, Singapori i gjashti, Los Angelesi i shtati, Sydney i teti, San Francisco i nënti dhe Amsterdami është i dhjeti.

Istanbuli, i cili vitin e kaluar ishte i 57-ti në klasifikimin e përgjithshëm, u ngrit me gjashtë vende më lartë, respektivisht i 51-ti në këtë vit. Në të njëjtën listë, Antalya u rendit në vendin e 93-të dhe Izmiri në vendin e 98-të. Është bërë renditja bazë për suksesin e tre metropoleve.

Për sa i përket njohjes, Istanbuli u rendit në vendin e 31-të, Antalya në vendin e 95-të dhe Izmiri në vendin e 100-të.

Sipas nderimit të qyteteve, Istanbuli u rendit në vendin e 51-të, Antalya në vendin e 93-të dhe Izmiri në vendin e 97-të. Në renditjen sipas preferencës, Istanbuli renditet në vendin e 62-të, Antalya në vendin e 93-të dhe Izmiri në vendin e 97-të.

Në promovimin e shtetit duhet “të përfshihen edhe qytetet”

Drejtori i kompanisë ‘Brand Finance’ në Türkiye, Muhterem İlgüner, theksoi se në hulumtimin për listën e qendrave turistike janë përfshirë edhe Istanbuli, Antalya dhe Izmiri.

“Krejt është e natyrshme që Istanbuli të renditet në një pozicion të caktuar, falë epërsisë dhe bekimit që i ka dhënë historia dhe natyre. Është një qytet botëror, por brendi i qytetit duhet të menaxhohet për të arritur pozicione më të larta në renditjen globale. Për shembull, prania e qytetit në internet dhe në botën digjitale, ku përfshihen afër 5 miliardë njerëz, mund të forcohet dhe të konkurrojë me konkurrentët e tij”, tha İlgüner.

Duke theksuar se Antalya tërheq shumë vëmendje me investimet e saj turistike dhe aktivitetet promovuese që kryen qeveria qendrore, İlgüner tha se Izmiri ishte ndër qytetet në listë.

“Edhe pse rëndësia e përfshirjes së qyteteve në aktivitetet promovuese të vendit po shihet çdo ditë e më shumë, duhet pritur që ky lloj mirëkuptimi dhe zhvillimi të vlejë edhe për vendin tonë”, tha ai.

Top dhjetë qytetet e përcaktuara si rezultat i sondazhit ‘City Index 2024’:

 QytetiVendiPikë
1LondërMbretëri e Bashkuar90,9
2New YorkSHBA89,8
3ParisFrancë87,8
4TokioJaponi86
5DubaiEmiratet e Bashkuara Arabe86
6SingaporSingapor85,4
7Los AngelesSHBA85
8SydneyAustrali83,7
9San FranciscoSHBA82,9
10AmsterdamHolandë82,1


/aa