Grupet e punës të bashkisë së Vlorës po vijojnë edhe sot punën për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e 4 ditëve më parë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se “prej orëve të para të mëngjesit, grupet tona të evidentimit të dëmeve janë në terren në të gjitha rajonet”.

“Po bëjmë gjithçka të mundur për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë dëmtuar nga përmbytjet”, theksoi Dredha.

Reshjet e shiut, që filluan intensivisht katër ditë më parë dhe zgjatën për disa orë shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës. Ekipet e bashkisë po vijojnë gjithashtu pastrimin e rrugëve dhe zonave publike të prekura nga reshjet./ata