Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu uroi sot studentët e Mjekësisë për nisjen e vitit të ri akademik.
Koçiu bashkë me urimin ndau një foto të studentëve të Mjekësisë në ditën e parë të fillimit të universitetit.
“Suksese studentëve që nga sot nisin vitin e parë në Universitetin e Mjekësisë”, tha Koçiu.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 19 shtator projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”. Ndryshimet e propozuara në projektligj janë në përputhje me objektivat e parashikuara të nenit 59 të Kushtetutës. Me këto ndryshime ulen në 3 vitet e punës për studentë që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.
Në të gjitha universitetet e vendit nisi sot viti i ri akademik 2024-2025. Në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin ulen për herë të parë rreth 20 mijë studentë./ata