Në kuadër të Tetorit Rozë, gratë e Forcave të Armatosura kanë përcjell një mesazh të fuqishëm për sensibilizimin në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau mesazhin e grave të Forcave të Armatosura, teksa theksoi se, përmes përkushtimit të tyre në mbrojtjen e vendit, ato na kujtojnë rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe të kontrollit të hershëm.

“Kanceri i gjirit prek shumë, gra, por zbulimi i hershëm shpëton jetë. Jemi të forta në uniformë, por forcën e vërtetë e tregojmë duke mbrojtur jetën tonë. Shëndeti yt vjen i pari. Ne mbrojmë vendin tonë, por edhe shëndeti ynë ka nevojë për mbrojtje. Kujdesu për veten, bëj mamografinë dhe inkurajo çdo femër të bëjë të njëjtën gjë. Forca jonë qëndron në mbështetjen e njëra-tjetrës. Nëse luftojmë bashkë mund të fitojmë. Mos ki frikë të flasësh dhe të veprosh. Shëndeti yt është prioritet. Bëj  kontrollin. Frymëzo të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, ishte mesazhi i grave të Forcave të Armatosura./ata