Ansambli “Skënderbeu” ka festuar 50 vjetorin e krijimit me një koncert artistik i cili ka bërë bashkë artistë që kanë qenë pjesë e tij ndër vite dhe ata që vazhdojnë të japin kontribut në përcjelljen e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.
Rrugëtimi i gjatë artistik nisi në vitin 1974 kur nga Artisti i Merituar Pavllo Sholla u themelua ansambli që u quajt “24 tetori” e më pas mori emrin “ Skënderbeu” duke u konsoliduar vit pas viti.
Për drejtuesin artistik Ansambli Skënderbeu mbetet një emblemë që ruan traditën folklorike, koreografike dhe instrumentale të Korçës ndaj në këtë 50 vjetor emocionet për të dhe artistët janë të shumta
Koncerti gala solli për publikun një repertor të zgjedhur të këngëve e valleve popullore ndërsa nuk munguan artistët që kanë qenë pjesë e tij ndër vite./TopChannel